Rama premton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se do ti hapet rruga ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit.

Rama premton ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se do ti hapet rruga ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit.


Gjatë një konference për shtyp, Rama është shprehur se do të rishikohet buxheti i shtetit në disa sektorë, si infrastrukturë arsim, etj. Pjesë e këtij rishikimi sipas kreut të ekzekutivit shqiptar do të jetë edhe ndërtimi i Xhamisë së Re në Tiranë, e njohur ndryshe si projekti i Xhamisë së Namazgjasë. Rama ka deklaruar se do të përfundojë edhe ndërtimi i Odeonit të Madh në Selinë e Kryegjyshatës, duke bërë financimin e pjesës së mbetur të pa realizuar të këtij projekti.

Kryeministri i Shqipërisë ka pohuar se xhamia e re nuk do të shoqërohet nga ndërtesa të tjera për qëllime biznesi siç ishte projekti i Bashkisë së Tiranës, por do të jetë një objekt plotësisht në funksion të besimtarëve myslimanë. “Do të mbyllim kapitullin e gjithë kaluarit të gjatë që ka penguar ndërtimin e xhamisë së re, duke vënë në dispozicion fondet e shpronësimit dhe do të mbajmë premtimin se do të kemi një xhami të re, pa pallat dhe super-merkato”- pohoi kryeministri Rama në konferencën e tij për shtyp.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme