Maqedonia dhe Serbia me zyra të përbashkëta diplomatike

Ministrat e punëve të jashtme të Serbisë dhe Maqedonisë firmosën sot në Shkup një marrëveshje për përdorimin e përbashkët të ndërtesave të ambasadave dhe konsullatave.

Maqedonia dhe Serbia me zyra të përbashkëta diplomatike

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Popovski sot në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup nënshkruar një marrëveshje për përdorimin e përbashkët të ndërtesave të ambasadave dhe konsullatave.

Ata nuk morën asnjë vendim në lidhje se në cilat vende do të përdorin ndërtesat publike, por është vendosur që të kryhen studimet e nevojshme në periudhën në vijim që sa vende do të jenë të përshtatshme.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni në orët e para të mëngjesit u takua me Ministrin me homologun Nikola Popovski ku pas nënshkrimit dhanë një deklaratë për shtyp. Popovski duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis të dy vendeve tha se ata diskutuan projekte dypalëshe me Serbinë dhe përpjekjet e përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.

Popovski tha: "Si dy vende në një përpjekje bashkëpunuese për anëtarësimin në BE diskutuam projektet prioritare në fushën politike dhe ekonomike. Takimi i Këshillit të përbashkët të ministrave do të jetë në tetor apo nëntor në Shkup

Daçiç është shprehur se as ia vetë nuk e di se sa vizita ka realizuar në Maqedoni, por theksoi se me homologun e tij Popovski është takuar 10-15 herë në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ku vuri në pah bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

-BE-ja duhet të vazhdojë të dialogojë me ne që dhe ne të ndjekim politikën e jashtme të BE-së

Pyetjes për sanksionet ndaj Rusisë të vendosura nga BE-ja, Daçiç iu përgjigj se vendet kandidate të BE-së janë të detyruara të respektojnë politikën e jashtme të BE-së, por përcaktoi si kusht se ky organizëm ndërkombëtar duhet të fillojë dialogun e lënë përgjysmë me Maqedoninë dhe Serbinë.

Gjithashtu tha se edhe vetë Ukraina dhe Rusia të cilat janë në luftë nuk e kanë ndaluar tregtinë mes tyre dhe se ata do të japin përparësi interesave kombëtare ekonomike të vendeve të tyre, dhe kur ata bëhen anëtare të BE-së atëherë ata do të jenë në përputhje të plotë me BE-në.

- Me Islamin radikal duhet luftuar edhe këtu

“Ne për shumë vite në takime ndërkombëtare kemi paralajmëruar kundër islamit radikal dhe disa nga faktorët e rajonit e pritën me tolerancë dhe disa prej tyre na mbështetën dhe ata që mbyllën një sy atëherë, tani thonë se çfarë do të bëhet me ata që do të kthehen nga Siria dhe Iraku, dhe unë po iu them se duhet luftuar edhe këtu me ata”- u shpreh Daçiç.

Daçiç duke deklaruar se ata kanë marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit global theksoi se kapaciteti është i pamjaftueshëm për mbështetje ushtarake.

Daçiç gjithashtu pati një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe Presidentin Gjorge Ivanov.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme