Rruga e Arbrit - Shqipëria dhe Kina në prag të marrëveshjes

Qeveria shqiptare është duke përfunduar me Kinën një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit - Shqipëria dhe Kina në prag të marrëveshjes

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai ka biseduar për këtë çështje me homologun kinez, Li Keqiang.

Takimi i dy kryeministrave u zhvillua në Tianjin, ku të dy udhëheqësit ndodheshin për të marrë pjesë në Forumin Veror Ekonomik të Davosit.

Rama theksoi gjithashtu se qeveria kineze ka paraqitur interes për projektin e hekurudhës shqiptare, autostradën e kaltër si dhe portin e Shëngjinit.

Qeveria kineze ndërkohë do të financojë 10 milionë juan për arsimin. Kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit.

Janë diskutuar gjithashtu projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit, por deri tani nuk është bërë publike ndonjë marrëveshje konkrete midis dy qeverive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme