Shtypi i Kosovës 06.09.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 06.09.2014

Gazeta “Epoka e Re”

PO NDJEKIM RRUGËN KUSHTETUESE
Vota e qytetarëve më obligon të jem kryeministër – Kandidati i PDK-së duhet ta marrë postin e kryetarit të parlamentit me shumicë votash dhe në përputhje me Kushtetutën -Uroj që deri më 12 shtator të kemi më shumë reflektim pozitiv nga opozita
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka këmbëngulur se, sipas Kushtetutës dhe zgjedhjeve të 8 qershorit, shumica e vetme e njohur ligjërisht është ajo e PDK-së dhe partive të koalicionit parazgjedhor.
Në intervistë për “Epokën e re”, Thaçi ka thënë se mënyra e vetme për ta tejkaluar sfidën e konstituimit të Kuvendit është që më 12 shtator kandidati i PDK-së ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me procedura të tjera. Ai ka bërë me dije se bllokada politike mund të përfundojë që nesër nëse të gjithë aktorët politikë fillojnë ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Tituj të tjerë:

Rama bën thirrje për njohjen e Kosovës – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, ka kërkuar nga shtetet anëtare të kësaj aleance, që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Jacobson porosit: Ngërçin politik zgjidheni vetë
Limaj, prapë në gjykatë për rastin “Kleçka”
Nëna Terezë, humanistja që përfaqëson popullin shqiptar

Gazeta “Koha Ditore”

MUSTAFA: PA POSTIN E KRYEPARLAMENTARIT, PRISHET PROJEKTI LAN
“Projekti është i lidhur me pozitën e kryetarit të Parlamentit, sepse nuk ka asnjë kuptim që dikush të heqë dorë nga Kuvendi dhe të thotë se unë do të qeveris në këtë vend, sepse ato janë punë të lidhura”, ka theksuar kreu i LDK-së. “Po, gjithsesi, sepse ne projektin tonë e kemi projekt të përbashkët dhe nuk kemi menduar dhe nuk mendojmë në asnjë rast që ne tash të bëjmë një lëshim, sepse këtu lëshim nuk ka”, ka shtuar ai, i pyetur nëse prishet projekti LDK-AAK-Nisma në rast se kryeparlamentarin e merr PDK-ja

Tituj të tjerë:

Jacobson: Ngërçi politik në Kosovë të zgjidhet nga vetë forcat politike
Arrestohet guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Barnat e fshehura në “bunkerë” shiten nëpër barnatoret e Kosovës

Gazeta “Zëri”

JAHJAGA TA TËRHEQË VENDIMIN
Vendimi i presidentes të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për zgjatjen e mandatit të tre gjykatësve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të partive politike në vend. Sipas këtyre të fundit, një vendim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi që, siç thonë ata, është anashkaluar procedura e votimit të gjykatësve në Kuvendin e Kosovës.

Tituj të tjerë:

KQZ-ja, e gatshme për zgjedhje të reja
Shkojmë në seancë, e votojmë Mustafën
Prokurorët dështuan në luftën kundër korrupsionit

Gazeta “Tribuna”

ZGJEDHJE TË KUSHTËZUARA
Partitë politike i kanë një javë të tërë përpara që t`i japin fund ngërçit politik. Edhe gjatë kësaj jave, ata nuk do të mund të llogarisin në ndërhyrjen që e kanë kërkuar tash e disa jave, atë ndërkombëtare.

Tituj të tjerë:

Brovina: Seanca m`i kujtoi detyrat e luftës – Aktivistja shumëvjeçare Flora Brovina nuk po ndihet mirë në mandatin e ri si deputete. Një detyrë solemne e udhëheqjes së seancës konstituive të legjislacionit të ri, që i ka rënë hise për shkak të moshës, po i del sfidë e madhe.
Mustafa paralajmëron prishjen e LAN-it
PDK e vetme dhe pa plan – Refuzimi që e ka përjetuar nga të gjitha partitë e tjetra politike për disa muaj nuk ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të ndryshojë sjellje.

Gazeta “Lajm”

BURRAT E FJALËS

Tituj të tjerë:

Mund të përsëritet 17 korriku
Seancë me skenar të parapërgatitur

Gazeta “Kosova Sot”

RIKANDIDIMI I MUSTAFËS GODET KUSHTETUTËN – Seanca Konstituive mund të ketë fatin e asaj të 17 korrikut

Gazeta “Bota Sot”

‘PRESIDENTJA NUK GUXON TË BIE PRE E PRESIONIT DHE KËRCËNIMEVE TË PDK-së’ – Këshilla e Presidentes për deputetë, a është shpresë për koalicionin?!.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme