Shtypi i Kosovës 04.09.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 04.09.2014

Gazeta “Tribuna

MARRËVESHJA E BRUKSELIT PO DËSHTON

Marrëveshja e Brukselit është ende e pazbatueshme në mungesë të tri marrëveshjeve shtesë që duhen zbatuar.

Tituj të tjerë:

LAN-i s’i bindet as presidentes! – As ndërhyrja e presidentes Atifete Jahjaga nuk pritet ta zgjidhë ngërçin politik në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Treshja LDK-AAK-Nisma po zotohen se askush nuk do të mund t’i bindë që të arrijnë ndonjë marrëveshje me PDK-në për krijimin e institucioneve të reja.
PDK kërcënon me zgjedhje – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryeparlamentarit dhe një sondazh i brendshëm e kanë trimëruar PDK-në e Hashim Thaçit.
Mustafës i këshillohet tërheqja nga kandidatura për kryeparlamentar – Vendosmëria apo kokëfortësia politike e tre liderëve të bllokut LDK, AAK dhe Nisma që sërish të provojnë zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, mund të çojë në shkelje të sërishme të Kushtetutës.

Gazeta “Koha Ditore

ASHPËRSOHET LUFTA PËR PUSHTET

Takimi i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të mërkurën, i pasuar me një takim tjetër të koalicionit paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, vetëm sa ka thelluar çarjet mes dy taborëve, në pretendimet e tyre për krijimin e institucioneve të reja.

Tituj të tjerë:

Bomba e policëve që vrau civilë të pafajshëm
Emërime, shkarkime e degradime të jashtëligjshme në ZAP

Gazeta “Zëri

ASTRIT HARAIÇIJA “MËSIT” I PDK-së
PDK-ja po tenton që nëpërmjet ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraçija, t’i bindë disa deputetë të LDK-së për ta votuar kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit. Haraqija së fundmi është deklaruar për një koalicion PDK-LDK, të cilën
gjë e ka kundërshtuar Isa Mustafa

Tituj të tjerë:

LAN-i i thotë “Jo” Brovinës
KFOR-i do të mbetet në Kosovë
Editorial – Bixhoz me shtetin!

Gazeta “Lajm

SHPËTIMI I ISËS ËSHTË MISIONI I RI

Isa Mustafa mund të shpëtojë nëse është i gatshëm të lëshojë pe dhe të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës

Tituj të tjerë:

Sa më shpejt të thirret seanca – Përfaqësues të bllokut opozitar, ftesën për takim konsultativ në mes liderësh të partive politike këtë të enjte nga kryesuesja Flora Brovina, e kanë konsideruar si të pabazë dhe jokompetencë të saj.

Gazeta “Epoka e Re

I PRES TË VIJNË

Flora Brovina shpreson se liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma do të ndryshojnë qëndrim dhe do të marrin pjesë në takimin e sotëm konsultativ që ka për qëllim caktimin e datës së seancës konstitutive të Kuvendit.

Tituj të tjerë:

Limaj:Në seancë e shohim se kush i ka numrat – Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije të mërkurën ë koalicioni LDK-AAK-Nisma janë të vendosur në qëndrimin e tyre të përbashkët për formimin e institucioneve.

Gazeta “Kosova Sot

RRUGËDALJA – Editoriali


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme