Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 21.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 21.08.2014

Gazeta “Epoka e Re

SOT PËRBALLJA E ARGUMENTEVE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot (e enjte) në orën 10:00 do ta mbajë seancën dëgjimore lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 17 korrik. Në këtë seancë janë të ftuar përfaqësuesit e PDK-së, koalicionit LDK-AAK-Nisma, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe subjekteve të tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës..!

Meta: Gjermania, partnere e së ardhmes evropiane – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë takimit me nënkryetarin e Bundestagut Gjerman, Johannes Singhammer, në kuadër të 30-vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-kryetarit të Bavarisë, Franz Josef Strauss, ka vlërësuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, të cilat, sipas tij, kanë marrë një dimension të ri në kuadër të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

S’heqim dorë nga parimet tona – Pa Lëvizjen Vetëvendosje s’ka ndryshim në qeverisje – Deputeti i VV, Ismajl Kurteshi

11 184 veteranë të luftës së UÇK-së – Drejtori i Zyrës për Çështje të Veteranëve të Luftës në Qeverinë e Kosovës, Faik Fazliu, ka bërë me dije se nga 32 mijë e 32 aplikacione të verifikuara deri më tani, 11 184 prej tyre u është njohur e drejta e veteranit të luftës së UÇK-së.

Gazeta “Koha Ditore

LEGALËT DHE ILEGALËT BASHKË KUNDËR EULEX-it

Përfaqësues të komunave veriore të Kosovës bashkë me ata të organeve të përkohshme serbe kanë nënshkruar një dokument të përbashkët përmes të cilit kanë akuzuar EULEX-in se me veprimet e fundit ky mision është duke rënduar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ngec reforma në administratën publike

Ministria e Arsimit dhe komunat përplasen për librat e filloristëve

Katër xhihadistët e familjes Demolli

“Tri dritare…”, filmi më i mirë që ka dalë nga Kosova deri më tani

Gazeta “Zëri

KUSHTETUESJA VENDOS KËTË MUAJ

Gjykata Kushtetuese deri në fund të këtij muaji pritet ta japë verdiktin në lidhje me procedurën e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Kuvendit të Kosovës më 17 korrik të këtij viti.

Mbi 25 milionë euro nga shtetet arabe – Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në Kosovë mbi 8 milionë euro nga shtetet arabe, përderisa vitin e kaluar janë transferuar edhe 17 milionë euro të tjera.

Serbët kundër EULEX-it – Kryetarët e komunave veriore, ata të organeve të përkohshme dhe kryeshefi i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, në një takim të përbashkët që kanë mbajtur në Mitrovicë, të mërkurën, kanë kërkuar nga misioni i EULEX-it dhe bashkësia ndërkombëtare që “edhe për serbët të vlejnë të drejtat e njëjta në zbatimin e ligjit”.

EULEX përgëzon Policinë

Gazeta “Tribuna

KUVENDI I LIDHUR ME FATIN E GJYQTARËVE

Se Gjykata Kushtetuese po paraqitet si institucion i cili mund të prodhojë kriza, ky më nuk përbën lajm. Me një vend vakant në këtë gjykatë dhe me një gjyqtar të përjashtuar nga rastet politike, kjo gjykatë ka rrezikuar aq shumë sa fatin e institucioneve të Kosovës e ka lenë në dorë të shëndetit të gjyqtarëve.

PDK kundër “Bllokut” para Kushtetueses – Betejës kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit po i vjen fundi. Sot, para trupit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e PDK-së në njërën anë dhe ata të bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër pritet t’i ballafaqojnë argumentet e tyre në lidhje me zgjedhjen e Isa Mustafës në seancën e 17 korrikut në postin e kryetarit të Kuvendit.

Gazeta “Bota Sot

SOT, NDESHJA PËR FUQI POLITIKE DHE PUSHTET, ME ARGUMENTE JURIDIKE

Kush do të fitojë në përplasjen e madhe për pushtet në Gjykatën Kushtetuese, Koalicioni apo PDK-ja?

Diplomacia ndërkombëtare ndërhyn, nëse dështon krijimi i institucioneve!

Haradinaj: Kosova po përgatitet për qeverisje të re

Ja pse duhet të jap dorëheqje Naim Tërnava!

Editorial – Vendimi për Kosovën!

Gazeta “Kosova Sot

SOT PËRBALLJA E KAMPEVE NË GJYKATËN KUSHTETUESE – ARGUMENTET FAVORIZOJNË PDK-në

Gazeta “Lajm

RAMUSHI, KY HUMBËS!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme