Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 18.08.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 18.08.2014

Gazeta “Tribuna”

KUSHTETUESJA MUND TË MOS E ZGJIDHË NGËRÇIN POLITIK
Përmbajtja e opinionit të Gjykatës Kushtetuese pas seancës dëgjimore të 21 gushtit në lidhje me proçedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mund jetë vendimtar nëse vendi do të shkojë drejt formimit të institucioneve apo kah zgjedhjet e reja të parakohshme…
Dialogu, i rrezikuar nga zgjedhjet – Në zgjedhje të parakohshme nuk shkon vullnetshëm asnjëra nga partitë që ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, por nëse nuk arrihet të krijohet një qeveri e qëndrueshme, e për më tepër nuk arrihet të vihet në funksion Kuvendi i Kosovës, atëherë edhe shkuarja në zgjedhje shihet si opsion.
“Terrorizmi” nuk mbledh Këshillin e Sigurisë
Remitencat ngjallin ekonominë e Kosovës

Gazeta “Koha Ditore”

ZGJEDHJE TË REJA NUK JANË NË INTERES TË KOSOVËS, THOTË CLIFF
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff
“DokuFesti” përçon në botë imazhin për Kosovën normale
Një qeveri me më pak ministri
Universiteti i Prizrenit drejtohet jashtëligjshëm nga një ushtrues detyrë

Gazeta “Zëri”

REKORDI I BANKAVE, 700 MIJË € FITIME DITORE
Bankat komerciale kosovare po realizojnë fitime marramendëse falë normave të larta të interesit në kredi dhe të shtrenjtimit të vazhdueshëm të shërbimeve.
Qeveria në “pushim vjetor” – Institucionet e Kosovës janë në “pushim vjetor” si pasojë e fillimit para kohe të fushatës zgjedhore dhe të pamundësisë për krijimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
BIK-u instaloi ekstremizmin fetar

Gazeta “Kosova Sot”

BLLOKU I INATEVE ÇON UJË NË MULLIRIN E SERBISË
Krasniqi: Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme
Turizmi shqiptar
Kosovarët e derdhin kapitalin në rajon
Humbësit s’japin dorëheqje, barrikadohen në parti

Gazeta “Epoka e Re”

S’KA KTHIM PRAPA
Çdo gjë ka përfunduar ditën kur është arritur marrëveshja LDK-AAK-Nisma – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët LDK-së, Besa Gaxherri, mendon se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është krijuar një situatë e re, kur dihet qartë se kush ka të drejtën për t’i formuar institucionet e reja.
Cliff: Zgjedhjet e reja s’janë në interes të Kosovës
Veprimet e partive, të dëmshme për Kosovën

Gazeta “Bota Sot”

“PARA HUNDËVE TË SHIK-ut JANË KONSOLIDUAR EKSTREMISTËT FETAR”
Diplomatët kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë
Fati i Qeverisë nuk do të jetë në duart e Listës serbe asnjëherë!

Gazeta “Lajm”

PËRBALLJA E SHUMËPRITUR
Njohësit e rrethanave kushtetuese kanë mendime të ndryshme se a është dashur që partitë politike t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese rreth procedurave që janë ndjekur në seancën konstituive të Kuvendit.
Serbia të mos e pengojë Kosovën
Deklarimet e serbëve të shihen me rezerve


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme