Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtypi i Kosovës 24.07.20014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 24.07.20014

Gazeta “Tribuna

BETEJË E RE MES TRESHES DHE PDK-së
Isa Mustafa dhe koalicioni LDK, AAK dhe Nisma kanë respektuar shumë shpejt masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit.

Tituj të tjerë:
Vizat në fund të vitit 2015 -Kosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Afër fundi i dramës së “Shtëpisë së verdhë” – Kosovës përfundimisht pritet t’i hiqet etiketa si vend në të cilin ka pasur trafikim të organeve dhe janë kryer krime kundër njerëzimit. Kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme pasi të publikohet raportit i kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Ëilliamson, ekipi i të cilit që tre vjet ka hetuar pretendimet e ish senatorit zviceran, Dick Marty, për dramën që u quajt “Shtëpia e verdhë”.

Gazeta “Zëri

THAÇI PO VENDOS JASHTËLIGJSHËM
Hashim Thaçi po merr vendime për projekte strategjike në prag të ndërrimit të pushtetit.
Këto vendime vlerësohen të jashtëligjshme për një Qeveri në ikje e sipër

Tituj të tjerë:
Kushtetuesja pezullon Mustafën!
S’ka fakte për trafikim organesh
Editorial – Drita në fund të tunelit

Gazeta “Epoka e Re
JAHJAGA TË REKOMANDOJË ZGJEDHJE TË REJA
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka vlerësuar se as PDK-ja me parterët e saj e as koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk mund të garantojnë qeveri stabile dhe të qëndrueshme.

Tituj të tjerë:
Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e kryeparlamentarit
Stuhi e jashtëzakonshme e shiut në Prishtinë

Gazeta “Koha Ditore

KUSHTETUESJA: SEANCA KONSTITUIVE U MBYLL NGA FLORA BROVINA

Tituj të tjerë:
Lista Serbe bllokon privatizimin në vendbanimet serbe
Vendimet e fundit të Qeverisë opozita i quan antikushtetuese
Mbi 10 mijë lëndë penale janë vjetruar në gjykata

Gazeta “Kosova Sot

PEZULLOHET MUSTAFA
Kuvendit i kërkohen transkriptet e seancës së 17 korrikut – Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe me të cilin obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës

Tituj të tjerë:
Respektojeni Gjykatën!
Edhe “Grandi” në Kushtetuese

Gazeta “Lajm
PËR HERË TË PARË…
Për herë të parë posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës është bërë post për pazare politike; për herë të parë është zgjedhur një kryetar Kuvendi me kaq pak vota; për herë të parë është mbajtur një seancë konstituive e Kuvendit të Kosovës me më së paku deputetë prezentë; për herë të parë në një seancë konstituive shkarkohet kryesuesja e seancës për mosrespektim të rregullave; për herë të parë Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjen e një kryetari të Kuvendit. E për të gjitha këto herë të para në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, shkaktar është bërë Isa Mustafa

Tituj të tjerë:
Presidentja i di obligimet e saj
Blloku opozitar ndërmjet dy zjarresh
Thaçi: Ftoj të gjithë për durim

Gazeta “Bota Sot
GJYKATA KUSHTETUESE NGRIN KUVENDIN DHE KRYEKUVENDARIN E KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA – Vendimi shokues për koalicionin

Gazeta “Bota Press
A ISHTE I DREJTË VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE?


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme