Shtypi i Kosovës 21.07.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 21.07.2014

Gazeta “Tribuna

DY KUSHTET E KOALICIONIT PËR VETËVENDOSJEN

Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma nuk i kanë pranuar dy kushtet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe privatizimin. Burime nga tavolina e bisedimeve te këto parti politike kanë bërë me dije se pas konsultimeve edhe me faktorin ndërkombëtar, Vetëvendosjes i është bërë me dije se duhet të heq dorë nga pretendimi për udhëheqjen e dialogut me Serbinë dhe rishikimin e marrëveshjeve si dhe duhet të zbrapset nga kërkesa për stopimin e privatizimit dhe rishikimin e tërësishëm të tij.

Tituj të tjerë:

Kriza politike dëmton MSA-në

Shteti në kolaps – Situata politike në vend nuk ka lënë pa prekur edhe bërthamën e shtetit, administratën publike e cila nuk po arrin t’i kryejë detyrat e saja.

Kosova vend i vështirë për biznes

Gazeta “Koha Ditore

BE: THAÇI TA PRANOJË QË TJETËRKUSH E KA SHUMICËN NË PARLAMENT

Diplomatët e BE-së vazhdojnë të insistojnë se nuk do të përzihen në “çështjet e brendshme të Kosovës” dhe se “u takon vetë strukturave politike të Kosovës t’i formojnë institucionet”. Por, tash pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, porosisin PDK-në se, me gjithë faktin se ajo doli e para në zgjedhje, dikush tjetër ka siguruar shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe se në Kuvend nuk mund të ekzistojnë dy shumica, por vetëm një.

Tituj të tjerë:

Auditori konfirmon shkeljet në Agjencinë e Privatizimit

Bashkatdhetarët e konsiderojnë plaçkë sigurimin e automjeteve

Gazeta “Zëri

ZGJEDHJET “DJEGIN” BENEFICIONET E DEPUTETËVE

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’i lënë pa kurrfarë beneficione deputetët e legjislaturës së pestë. Humbësit më të mëdhenj nga zgjedhjet e tilla do të jenë deputetët që për herë të parë hyjnë në Kuvend.

Tituj të tjerë:

Mjegulla për kryeparlamentarin

Williamson takon Thaçin

Editorial -“Mbreti” i vetmuar

“Shtegtarët e lirë” kthehen nga Brukseli

20 mijë të rinj synojnë të bëhen policë

Gazeta “Epoka e Re

PJESË E QEVERISË TË JETË EDHE VETËVENDOSJA!

Nënkryetari i AAK-së, Ali Lajçi, ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk duhet të llogarisë vetëm në votat e minoriteteve.

Tituj të tjerë:

Faji është te 100 deputetët shqiptarë

Mbi 19 mijë veta aplikojnë për t’u bërë policë

Gazeta “Kosova Sot

KRYEPARLAMENTARI, NË PIKËN ZERO

Në pritje të Gjykatës Kushtetuese për seancën e 17 korrikut – Analistët: Do të kërkohet përsëritja e procedurës

Tituj të tjerë:

Në këmbë drejt Brukselit

Qeveria e rrudhur

Gazeta “Bota Press

VULLNETIN POLITIK TË 65 DEPUTETËVE NUK MUND TA NDYSHOJË GJYKATA KUSHTETUESE

Tituj të tjerë:

Banorët e Karaqevës, vendosin “postbllok” për xhandarmërinë serbe!

Gazeta “Lajm

NUK PËRJASHTOHET MUNDËSIA E ZGJEDHJEVE – Zgjedhjet e jashtëzakonshme po shfaqen si opsion i mundshëm pas zhvillimeve të fundit lidhur me krijimin e institucioneve të reja – të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Gazeta “Bota Sot

KRANSIQI SQARON: KUSHTETUESJA NUK MUND T’IA BËJ PDK-së NUMRAT!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme