KFOR-i turk shpërndan pite ramazani

Të ndodhur në Kosovës prej 15 vjetësh në kuadër të misionit të KFOR-it ushtarët turq vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës edhe në muajin e shenjtë të ramazanit.

KFOR-i turk shpërndan pite ramazani

Ushtarët turq me detyrë që nga viti 1999 e këtej në misionin paqeruajtëse KFOR në Kosovë ashtu si çdo muaj ramazani vazhdojnë të ruajnë traditën dhe u kanë shpërndarë kosovarëve pite ramazani edhe këtë vit.

Ushtari turk, i cili në Kosovë ka 15 vjet që punon për garantimin e sigurisë së këtij vendi, Çadrën e Ramazanit, gjë që e ka kthyer tashmë në traditë, këtë vit po e ngre në qytete të ndryshme të vendit si Mitrovicë, Mamushë, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe takohet me kosovarët në iftar.

Përveç çadrës së iftarit Mehmetçiku (emër i përveçëm që përdoret për ushtarin turk - shënim i përkthyesit) pas iftarit banorëve të Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në iftarin e përbashkët dhe që kanë nevojë u shpërndan pite ramazani.

Në Mamushë, komuna e vetme turke në Kosovë, Mehmeçiku shpërndau 500 pite ramazani dhe këtë aktivitet e kryen në qytete të ndryshme të vendit.
Banorët e Mamushës që erdhën në qendër të qytetit për të marrë piten e ramazanit para mikrofonave thonë se ushtari turk është gjendur përherë pranë tyre dhe se ndjehen shumë të lumtur për aktivitetet e organizuara nga KFOR-i turk.

Në Mamaushë aktiviteti u realizua në një kohë afër iftarit dhe ushtari turk ndërsa u shpërndante pite fermerëve që kthehen nga fusha me traktorë e makinat e tyre u uroi atyre agjërim të mbarë e të lehtë.

Në radhë për të marrë pite ramazani hynë edhe fëmijët që i kishin prindërit në arë duke punuar.
Në mesin e atyre që erdhën për të marrë pite kishte edhe qytetarë me aftësi të kufizuara fizike me karrocë.

Mehmetçiku pite ramazani për kosovarët do të shpërndajë gjatë të gjithë muajit të Ramazanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme