Njohja e 107-të Kosovës i erdhi nga Togo

Togo është shteti i 107 anëtar i OKB-së që njeh Pavarësinë e Kosovës, është njoftuar mbrëmë në Prishtinë.

Njohja e 107-të Kosovës i erdhi nga Togo

“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falënderime. Urime qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, mbrëmë në Facebook.

Kosova, e lirë 15 vite nga qershori 1999, ka shpallur Pavarësinë në 17 Shkurtin historik 2008.

Pikërisht edhe para 24 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 Kosova shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme