Thaçi, lideri më i votuar në zgjedhjet e fundit

Kosova pas zgjedhjeve- Thaçi, lideri më i votuar.

Thaçi, lideri më i votuar në zgjedhjet e fundit

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, sipas rezultateve që nuk janë zyrtare, por që i bën të ditur sot media kosovare, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është lideri më i votuar me 106,978 vota.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka 83,738 vota, i LVV-së Albin Kurti 42,467, i AAK-së Ramush Haradinaj 35.654 , i Nisma-s Fatmir Limaj 19,342 , i AKR-së Behgjet Pacolli 13,313, i PD-së Ferid Agani 5,849, i LB-së Avni Klinaku 4,639 dhe i PF-së Visar Arifaj 422 vota.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme