Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koalicioni i PDK-së 5% para LDK-së

Koalicioni i PDK-së 5% para LDK-së

Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe Partinë Konservatore të Kosovës është para Lidhjes Demokratike të Kosovës me 5 për qind, sipas rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së, që pasqyrojnë 99,62% vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të ditës së djeshme, 8 qershorit.

PDK ka 30,72% të votave, ndërsa LDK 25,72%. Por, subjekti i dytë me rezultat ka deklaruar se, “me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend”.

Rezultatet tjera të këtyre momenteve janë: LVV ka 13,51% , AAK 9,58% , Nisma për Kosovën 5,24% të votave. AKR me 4,65% të votave nuk kalon pragun 5% për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Nga subjektet e komuniteteve pakicë, Lista Srpska (Srpska Lista) ka 4,18% të votave, Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,05%, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,86%.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë shtypi paralajmëroi shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi të kompletohen, duke përfshirë edhe votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, por nuk saktësoi kur.

Ajo njoftoi se nuk janë numëruar ende edhe votat e 17 vendvotimeve. Rezultatet e votimeve do të sjellin përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës me 120 deputetë nga spektri politik dhe i komuniteteve, si dhe koalicionin qeverisës nga koalicionet e mundshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme