Greqi - Tri bashki do të drejtohen nga pakica turke

Greqia u bë të dielën skenë e raundit të dytë të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Greqi - Tri bashki do të drejtohen nga pakica turke

Partia e së majtës radikale greke, që kryesoi në zgjedhjet evropiane, “SYRIZA”, arriti të fitojë edhe një duel lokal shumë të fortë në Atikë, rajoni i Athinës, që ka një të tretën e elektoratit, sipas rezultateve përfundimtare të paraqitura nga Ministria greke e Punëve të Brendshme.

Ndërsa Partia Miqësi, Barazi dhe Paqe, forcë politike kjo që përfaqëson pakicën turke në Trakinë Perëndimore, kryeson zgjedhjet evropiane në qytetet Rodopi dhe Ksanthi (Iskeçe). Në rajonin grek të Trakisë së Maqedonisë Lindore, pjesë e të cilit janë dy qytetet në fjalë, kjo parti renditet në vendin e tretë.

Sakaq, Demokracia e Re është partia greke që kryeson zgjedhjet lokale në rajonin e Trakisë së Maqedonisë Lindore. Kandidatët me origjinë turke e kanë fituar garën elektorale në tri bashki.

Bashkia Ariana (Kozlubekir) dhe ajo Miki (Mustafçova) do të drejtohen respektivisht nga Ridvan Ahmet dhe Xhemil Kabza.

Kurse në Bashkinë Iasmos (Yassıköy), kryebashkiaku aktual, Ismet Kadi, doli fitues përballë kundërshtarit grek, Kiriakos Amucas dhe u rizgjodh sërish në detyrën e derisotme.

Rezultatet përfundimtare u pritën me gëzim të madh veçanërisht në Iasmos.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme