Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje dhe Serbi

Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje dhe Serbi

Të paktën 30 persona kanë vdekur tri ditët e fundit në stuhitë më të këqija që ka njohur Bosnja dhe Serbia që prej më shumë se një shekulli, sipas burimeve zyrtare.

“Më shumë se 20 trupa janë transportuar në morgun e Dobojit”, deklaroi Obren Petrovic, kryebashkiaku i këtij qyteti në veri të Bosnjës për mediat.

Bilanci i mëparshëm për Serbinë dhe Bosnjën bashkë ishte 16 persona, ku gjashtë ishin në Doboj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme