Lukshiç: Mali i Zi anëtar i BE-së në vitin 2021

Lukshiç: Mali i Zi anëtar i BE-së në vitin 2021

Sipas vlerësimit të shefit të diplomacisë malazeze Igor Lukshiç, vendi do të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2021.

”Sidoqoftë, opinioni publik nuk duhet të ngarkohet me këto data”, theksoi Lukshiç.

”Mali i Zi ka hapur nëntë kapituj negociatash, dy prej të cilave përkohësisht edhe i ka mbyllur”, shtoi kryeministri malazez.

Ai shpreson se në fillim të qershorit, në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, të hapen edhe disa kapituj në negociatat paraprake.

”Me dinamika të tilla do të thotë se Mali i Zi mundet deri në fund të dekadës ose deri në vitin 2021 të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian”, tha Lukshiç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme