Fule: Kandidati i BE-së duhet të jetë i besueshëm

Fule: Nëse një vend do të jetë pjesë e BE-së, duhet të jetë i besueshëm.

Fule: Kandidati i BE-së duhet të jetë i besueshëm

Nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, do të duhet të jetë i besuesëm dhe të ketë performancë përsa i përket përmbushjes së kushteve që do t’i lejojë diçka të tillë, thekson në një intervistë për agjencinë gjysmëzyrtare greke ANA-MPA, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule.

Duke folur në kuadër të takimit informal të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Selanik, Fule nënvizoi dy elementë që e bëjnë të ndryshëm takimin në fjalë nga të mëparshmit.

Nga njera anë ndërlidhja e pjesës politike për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me diskutimin praktik për lidhjet në sektorët e energjisë dhe të transporteve. ”Nga ana tjetër takimi mbahet në një periudhë shqetësimi të madh për Ukrainën”, thekson Fule.

Komisioneri për Zgjerimin theksoi më tej se nuk është i shqetësuar për zhvillimet politike në Kosovë që shkon në zgjedhje të parakohshme duke vlerësuar se nuk do të influencohen as raportet Beograd-Prishtinë dhe as MSA-ja e BE-së me Kosovën.

Fule përgënjeshtroi në mënyrë kategorike zërat sipas të cilave ai interesohet që të zëvendësojë baroneshën Catherine Ashton në postin e shefit të diplomacisë evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme