Putin: Refuzimi i marrëveshjes së Karabakut do të ishte ‘vetëvrasje’ për Armeninë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i tha televizionit shtetëror “Rossiya” se refuzimi i Armenisë në lidhje me Karabakun Malor do të ishte ‘vetëvrasje’.

1529714

Në një deklaratë për televizionin shtetëror “Rossiya” Putini u shpreh se falë marrëveshjes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për çështjen e Karabakut Malor është ndaluar gjakderdhja.

Karabakun Malor nuk e njeh askush, përfshi Armeninë,- rikujtoi Putin dhe e vijoi kështu deklaratën e tij: “Statusi përfundimtar i Karabakut Malor nuk është përcaktuar. Kemi rënë dakord për vazhdimin e statukosë ekzistuese. Në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë këtej e tutje do të vendosin liderët, ata që do të jenë pjesë e procesit të ardhshëm”.

“Sipas kërkesës së Azerbajxhanit kemi rënë dakord me Turqinë për krijimin e mekanizmin e kontrollit për garantimin e armëpushimit dhe ngritjen e qendrës [së përbashkët]. Me Turqinë kemi një bashkëpunim ndërveprues në Lindjen e Mesme, përfshi edhe Sirinë”,- shtoi kreu i Kremlinit.

Lajme të ngjashme