Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

A do të arrijë kryebashkiaku i suksesshëm me origjinë gjermane i Sibiut të normalizojë marrëdhëniet Presidencë-Kryeministri dhe të çojë deri në fund premtimin për luftën kundër korrupsionit?

Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

Sidoqoftë protestat anti-Ponta që u organizuan në Rumani dhe në disa qytete evropiane pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë qenë të karakterit përcaktues të fitores së Johanis-it. Diaspora rumune, e cila përkrah opozitën, ka qenë e detyruar për të pritur në radhë me orë të tëra për të votuar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kutive të votimit. Për këtë arsye qeveria Ponta u protestua me arsyetim se ka e vështirësuar në mënyrë të vetëdijshme procesin e votimit. Këto protesta në njërën anë detyruan Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Titus Corlatean të japë dorëheqje dhe në anën tjetër bënë që të rritet pjesëmarrja e votuesve jashtë vendit dhe në qytetet e tjera të Rumanisë. Kështu që pjesëmarrja e popullit në votime në raundin e parë ishte 53%, ndërsa në raundin e dytë u rrit në 62%. Si rezultat i kësaj numri i votuesve që votuan jashtë vendit nga 161 mijë u rrit në 290 mijë votues. Ndërkaq nga votat e raundit të parë Johanis, ishte në epërsi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme