Marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me vendet e Ballkanit

Fakti se përpjekjet e bëra në drejtim të zhvillimit dhe privatizimit në vendet e Ballkanit ende ofrojnë mundësi të mira për afaristët turq.

Marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me vendet e Ballkanit

Turqia ka marrëveshje ekonomike dhe tregtare me të gjitha vendet e Ballkanit. Ajo gjithashtu është njëra prej palëve të marrëveshjes për parandalimin e taksimit të dyfishtë dhe të marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e Ballkanit. Përveç kësaj Turqia me vendet e rajonit ka nënshkruar marrëveshje për nxitjen dhe ruajtjen e investimeve reciproke. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se Turqia nuk ballafaqohet me probleme serioze që presin zgjidhje mund të themi se bota turke e biznesit duhet të rris prezencën e tyre në Ballkan.

Marrëdhëniet tregtare të Turqisë me vendet e Ballkanit si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Greqia kanë treguar zhvillim të dukshëm pas vitit 2000. Në të vërtet vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë me 10 vendet e Ballkanit në vitin 2000 ishte 2,9 miliardë dollarë, ndërsa ky vëllim në vitin 2008 doli në 17,7 miliardë dollarë. Edhe pse vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë me 10 vendet e Ballkanit gjatë periudhës 2000-2008 shënoi rritje për rreth 84%, viteve të fundit ka ardhur deri tek recesioni për shkak të krizës globale që u pasqyrua në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit. Pjesa e vendeve të rajonit në tregtinë e jashtme të Turqisë është mjaftë e ulët. Të dhënat e institutit turk të statistikave për vitin 2013 tregojnë se vendet e Ballkanit përbëjnë gjithsej 5,2% të tregtisë së jashtme të Turqisë gjegjësisht 4,5% në importin e përgjithshëm.

Nëse analizojmë veçmas vendet e Ballkanit mund të themi se Rumania, Bullgaria dhe Greqia janë partnerë më të rëndësishëm tregtarë të Turqisë në eksportin e përgjithshëm që Turqia realizoi gjatë vitit 2013. Nga këto 33% të kësaj tregtie i takojnë Rumanisë, 25% Bullgarisë dhe 18% Greqisë. Turqia po të njëjtin vit nga vendet e rajonit 37% të mallrave importoi nga Greqia, nga Rumania 32% dhe nga Bullgaria 24%. Siç mund të vërehet edhe nga shifrat e dhëna vëllimi i tregtisë së jashtme me vendet e Ballkanit Perëndimor është mjaftë i ulët.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë vlera kumulative e investimeve të drejtpërdrejta të Turqisë të bëra deri në korrik të këtij viti në 10 vendet e Ballkanit vlerësohen të jenë 4,4 miliardë dollarë në vlerën e së cilës përfshihen edhe investimet të cilat janë bërë nëpërmjet vendeve tjera. Vlera e përgjithshme e investimeve të drejtpërdrejta të Turqisë për periudhën e njëjtë ishte 47 miliardë dollarë gjë që tregon se Turqia në Ballkan ka investuar rreth 9,4%. Kompanitë turke në Ballkan ofrojnë një gamë të gjerë të prodhimeve duke filluar prej prodhimit të letrës e kartonit e deri tek biskotat e pajisjet shtëpiake duke ofruar në këtë mënyrë shërbime edhe në sektorin e komunikimit, bankave dhe mediave.

Rumania është vendi kryesor i Ballkanit që arrit të tërheq më së shumti investime të kompanive turke. Në të vërtet vlera e përgjithshme e investimeve të kompanive turke në këtë vend të Ballkanit deri në korrik të këtij viti vlerësohet të jetë në 1,2 miliardë dollarë. Përveç kësaj Shqipëria me 982 milionë dollarë dhe Bullgaria me 864 milionë dollarë janë dy vende tjera të Ballkanit që arritën të tërheqin investimet e kompanive turke.

Sektori turk i ndërtimtarisë në një masë të madhe përfaqësohet në vendet e Ballkanit. Në të vërtet kompanitë turke kanë marr përsipër një numër të madh të projekteve në rajon, duke filluar prej ndërtimit të rrugëve e deri tek ndërtimi i banesave. Të dhënat e ministrisë së ekonomisë tregojnë se vlera e projekteve të sektorit turk të ndërtimtarisë deri në korrik të këtij viti është rreth 12 miliardë dollarë kku 41,8% i takon projekteve në Rumani, ndërsa 10,8% të projekteve në Bullgari.

Nëse i bëjmë një vlerësim të përgjithshëm mund të themi se marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me vendet e Ballkanit nuk janë të zhvilluara në nivelin e marrëdhënieve politike e kulturore. Mirëpo nuk duhet neglizhuar edhe faktin se faktorët e ndryshëm si marrëveshjet për tregtinë e lirë, procesi i privatizimit në rajon, stimulimi i investimeve, mundësit për tregti me vende tjera dhe qasja e lehtë tek fuqia e kualifikuar punëtore tërheqin afaristët turq në drejtim të rajonit të Ballkanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme