Yjet e Muzeve – Muzeu i Qytetërimeve të Anadollit

Në disa muze ka objekte apo vepra specifike që identifikohen me ata muze, të cilat të vijnë ndër mend sapo dëgjoni emrin e muzeut. Në këtë program vijnë në ekran dhe analizohen në detaje veprat më të famshme të çdo muzeu në krahasim me eksponatet e tjera të tij. Në pjesën e parë të programit tonë ne do të vizitojmë Muzeun e Qytetërimeve të Anadollit (Ankara), i cili ruan thesaret më të veçanta të Anadollit, vendlindje e civilizimeve të panumërta me gjurmë të thella në historinë botërore në mijëra vjet.