Vizita e Presidentit Erdogan në Seul të Koresë së Jugut

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Seul të Koresë së Jugut, Presidenti Erdogan priti në takim Eunja Kim, personazhin e vërtetë të filmit "Ayla". Eunja Kim ishte jetime gjatë kohës së luftës së Koresë dhe u bijëzua nga nënoficeri i brigadës turke, Suleyman Dilbirligi.