Vazhdon të rritet tensionimi SHBA-Turqi në lidhje me organizatën terroriste PYD

Deklaratat përkrahëse të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me PYD-në, që është zgjatimi i PKK-së në Siri, kësaj radhe erdhën edhe prej zëvendësit të tij, Mark Toner, gjatë konferencës ditore për shtyp. “Ne kuptojmë shqetësimet e jetuara nga PKK-ja. Mirëpo mes PKK-së dhe PYD-së ka shumë dallim. Ne nuk kemi mendim të njëjtë me Turqinë në lidhje me këtë çështje", u shpreh Toner.