Vazhdon dyndja e emigrantëve drejt ishujve grekë

Sërish shumë emigrantë arritën të dalin në stere duke kapërcyer rrezikun e mbytjes dhe ngrirjes.

Dyndja e klandestinëve drejt ishullit Lesbos të Greqisë vazhdon pa ndërprerje pavarësisht stinës së ftohtë të dimrit.

Çdo ditë gomone me emigrantë afrohen në brigjet e ishullit.

Një pjesë e madhe të refugjatëve që ekipet e Rojës Bregdetare gjejnë në det të hapur përballen me rrezikun e ngrirjes.

Bie në sy numri i madh i fëmijëve në mesin e emigrantëve që përpiqen të kalojnë Egjeun në këto ditë të ftohta.

Ishulli i Lesbos renditet në destinacionet transit më të prekura nga kriza e refugjatëve.

Të arratisurit nga lufta, varfëria dhe represioni në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme pasi mbërrijnë në Greqi dynden drejt kufijve të Evropës.