Vazhdojnë reagimet ndaj p/ligjit të ri për sigurinë në Francë

Francezët këtë herë dolën në Londër në rrugë për të protestuar ligjin e ri të propozuar, i cili mund të parandalojë filmimin ose fotografimin e oficerëve të sigurisë, gjë e cila është në kundërshtim me besimin në lirinë e shprehjes. Policia në Francë është akuzuar prej kohësh për brutalitet, por akuzat janë bërë më të forta gjatë dy viteve të fundit me protestat e jelekverdhëve. Gazetarët janë shënjestruar dhe plagosur gjatë protestave. Ka gjithashtu pretendime për racizëm dhe dhunë ndaj pakicave.