Ushtria e Azerbajxhanit u përgjigjet flakë për flakë sulmeve armene

Armenia vazhdon të injorojë armëpushimin humanitar që është arritur më 10 tetor dhe sulmon me artileri e raketa vendbanimet civile në tokat e Azerbajxhanit. Raportohet se ushtrisë armene po i shterojnë burimet me automjete, municion dhe karburant dhe pas humbjeve të mëdha është detyruar të tërhiqen në anë të ndryshme të frontit, kurse ushtria azerbajxhanase ka siguruar epërsi në të gjitha pozicionet e saj përgjatë vijës së frontit ku zhvillohen luftimet.