Ushtria armene vazhdon të pësojë humbje të mëdha ushtarake

Ushtria azerbajxhanase, në kundërsulmin e filluar për të çliruar tokat e saj të pushtuara pas sulmeve të Armenisë, vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha për ushtrinë armene.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit shkruhet: “Deri në orën 17:30 (me orën lokale) të ditës së mërkurë janë asgjësuar 1 raketë Uragan, 2 sisteme të mbrojtjes ajrore OSA, 4 raketa 4BM-21, një automjet luftarak tokësor, 16 tanke, 4 obusë D-20 dhe 2 kamionë të armikut që ishin drejtuar në fronte të ndryshme”.

Kurse në një deklaratë tjetër të bërë nga Ministria bëhet e ditur se në përleshjet që vazhdojnë prej 4 ditësh janë asgjësuar rreth 200 tanke e mjete të blinduara, mbi 228 topa e sisteme raketash, rreth 30 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 pozicione udhëheqjes së komandës dhe vrojtimit, 5 depo municionesh, 110 automobila dhe 1 sistem S-300”.