Ushtria armene fut në shënjestër edhe gazetarët

Ekipi i «Euronews», që ndodhej në Karabak për të përgatitur lajmin në lidhje me përshtypjet nga terreni, shpëtoi për pak nga një raketë e hedhur nga forcat armene në fshatin Sukavushan, i sapoçliruar nga ushtria e Azerbajxhanit. Kamera e tyre ishte hapur dhe regjistroi raketën që kaloi sipër tyre dhe tronditi automjetin me të cilin po udhëtonin.