Unioni Parlamentar i Botës Turke dënon Masakrën e Hoxhallës në përvjetorin e 27-të

“Ndajmë dhimbjen e madhe të Azerbajxhanit vëllazëror dhe e ndjejmë thellë në zemër këtë plagë ende të freskët”, u tha gjatë konferencës për shtyp që u organizua të martën në selinë e Unionit Parlamentar të Botës Turke (TDPB) në Ankara, ku u dënua masakra e kryer nga armenët më 26 shkurt 1992 në Hoxhallë. Kryetari i TDPB-së, Nail Çelebi, kërkoi që kriminelët e Hoxhallës dhe bashkëfajtorët e kësaj masakre të gjykohen si në rastin e Srebrenicës.