Ukrainasit përjetojnë entuziazmin e lëvizjes pa viza në BE

Ukrainasit festuan të dielën heqjen e vizave me BE-në.

Qindra ukrainas kaluan për herë të parë pa vizë kufirin mes vendit të tyre dhe Bashkimit Evropian.

Ata festuan hyrjen në fuqi të heqjes së vizave me BE-në për qëndrime më të vogla se 3 muaj.

“Regjimi i heqjes së vizave për Ukrainën filloi! Rroftë Evropa! Rroftë Ukraina!”, shkroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko në profilin e tij “Twitter”.

Kjo masë është shumë simbolike për Ukrainën ku një kryengritje proevropiane në vitin 2014 shkaktoi largimin e presidentit Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi dhe ardhjen në pushtet të Poroshenkos.