Turqia ndihmon Policinë Shqiptare me pajisje dhe mjete të ndryshme

Me një ceremoni organizuar në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u bë dorëzimi i ndihmave të Turqisë me automjete dhe pajisje të ndryshme. Në këtë ceremoni morën pjesë zv.ministri i Brendshëm i Turqisë Mehmet Ersoy, Ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veli. Kemi kontingjentin e 6 mjeteve të blinduara dhe 10 mjete ‘Land Rover’ ashtu siç është një ndihmë e konsiderueshme për sa i përket veshjeve që do të përdorin forcat speciale, duke përfshirë pjesën e kaskave, pjesën e mburojave dhe një sërë elementësh të tjera që do t’ua bëjnë punën më të lehtë në rastin e përdorimit të këtyre pajisjeve”, tha Veliu në fjalën falënderuese.