Turqia merr masa të reja kundër trafikut të qenieve njerëzore

Është shtypur butoni për një luftë më efektive kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në lidhje me këtë është përgatitur një plan veprimi.

Sipas këtij plani trafikantët e qenieve njerëzore do të trajtohen si pjesëtarë të organizatës terroriste.

Në kuadër të policisë do të krijohen njësi kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Trafikimi i qenieve njerëzore do të konsiderohet si vepër terroriste dhe do të përfshihet në kuadër të krimit të organizuar.

Brenda strukturës së policisë do të formohet një njësi e veçantë. Qeveria ka shtypur butonin në këtë drejtim dhe ka përgatitur edhe një planveprim.

Mesdheu Lindor është një rrugë e rëndësishme emigrimi për ata që arratisen nga lufta, konfliktet dhe pushtimet.

Turqia është ndalesa më dinamike në këtë rrugëtim të vështirë dhe të rrezikshëm, sidomos për sirianët, të cilët duan të shkojnë në Evropë me shpresën për një jetë më të mirë.

Por ajo rrugë shprese në shumicën e rasteve bëhet rruga drejt vdekjes.

Çdo ditë me dhjetëra trupa të pajetë përplasen nga dallgët në brigjet e Egjeut. Dhe arsyeja është përherë e njëjtë, gomone të mbushura mbi kapacitetet, motobarka të improvizuara dhe jelekë shpëtimi të falsifikuar.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus deklaroi se qeveria do të përgatisë kuadrin ligjor me qëllim mbikëqyrjen e materialeve që përdoren në trafikimin e qenieve njerëzore dhe do të marrë masa ligjore për rritjen e dënimeve për autorët që kryejnë vepra të tilla penale.

E parë çështjen e emigracionit të jashtëligjshëm nga aspekti i Turqisë një diçka tjetër të rëndësishme përbëjnë edhe luftëtarët e huaj.

Për një përpjekje më efektive me këtë kategori qeveria ka përgatitur një draft ligjor për sigurinë e kufijve. Vazhdojnë masat që po ndërmerr shteti në këtë drejtim.