Turqia dhe Rusia do të mbikëqyrin bashkërisht armëpushimin në Karabakun Malor

Pas hapave të suksesshme të Azerbajxhanit në terren, Turqia dhe Rusia gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm për kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Karabakun Malor.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe homologu i tij rus, Sergey Shoygu, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për Qendrën e Përbashkët Turko-Ruse.

Hulusi Akar bëri deklarata pas nënshkrimeve të ndërsjella.

Ai vuri në pah rëndësinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, në arritjen e këtij rezultati.

Ministri Akar theksoi se me këto nënshkrime është kaluar në një fazë të rëndësishme në rajon.

"Unë besoj me gjithë shpirt se ne do të bëjmë një hap shumë të rëndësishëm në sigurimin e armëpushimit, paqes e qetësisë në Karabakun Malor dhe këtu dua të theksoj se kjo do të jetë shumë e dobishme për rajonin", u shpreh ai.

Kurse ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, tha se "ky memorandum mirëkuptimi do të mundësojë një mbikëqyrje më të mirë të armëpushimit në rajon".