Turqi-Gjermani nënshkruajnë një plan të përbashkët për refugjatët sirianë

Gjermania dhe Turqia do të veprojnë së bashku për emigrantët. Në lidhje me këtë është përgatitur edhe një planveprimi me 10 pika. Ky plan u bë i ditur gjatë vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel në Ankara. Kryeministri Ahmet Davutollu dhe Merkel theksuan se për çështjen e refugjatëve duhet të jetë aktive edhe NATO-ja.