“Turp për Bashkim Evropian që mban peng popullin e Kosovës”

Kryeministri Edi Rama priti pak ditë më parë në Tiranë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili zhvilloi  vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, pas mandatimit të tij në këtë post. Ceremoniali i Mirëseardhjes u zhvillua në Pallatin e Brigadave, për të vijuar më pas me takimin mes dy delegacioneve. Në takim të dy liderët kanë diskutuar për çështjet e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, zhvillimet në rajon dhe çështje të tjera.