Trump kthen judaizmin në kombësi

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e njeh judaizmin si kombësi, duke lejuar Departamentin e Arsimit të shkurtojë fondet në universitetet, ku antisemitizmi është një problem. Kritikët thonë se masa është një përpjekje për të mbytur kritikat ndaj Izraelit dhe lëvizjes «BDS» duke përdorur përkufizimin e gjerë të Departamentit të Shtetit për antisemitizmin.