“TRT World Forum” rivjen me tema interesante

Forumi botëror “TRT World Forum 2020” do të mbahet online me temën "Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në një botë post-pandemike” në datat 1-2 dhjetor 2020. Disa nga çështjet që do të diskutohen këtë vit janë: “Bota shumëpolare në pandemi: E ardhmja e solidaritetit global”, “Infodemia: Përcjellja e informacionit dhe roli i medias në periudhën e pandemisë”, “Problemet globale të shëndetësisë dhe zgjidhjet e përbashkëta”, “Të mendosh përsëri mbi modelet altenative ekonomike: E ardhmja e kapitalizmit post-pandemik”, “E ardhmja e sektorit të punës dhe arsimit: Përgatitje për post-pandeminë”, “Ndihmat humanitare në periudhën e pandemisë” dhe shumë të tjera.