TRT Haber në gjurmët e zhdukurve të luftës në Bosnjë

Gjykata e Apelit në Tribunalin e Hagës (IRMTC) sot pritet të shpallë vendimin për ish-komandantin i forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, Ratko Mlladiç, i cili në nëntor të vitit 2017 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Kurse në një varr masiv që është zbuluar në vendlindjen e tij, Kalinovik vazhdojnë punimet për të nxjerrë eshtrat e viktimave të persekutuara nga gjenerali i njohur si “Kasapi i Bosnjës”.