Titujt kryesorë të rendit të ditës 19.12.2018 (me titra)

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të rendit të ditës për datën 19.12.2018:

  • Ushtria turke është gati dhe pret urdhrin për operacionin ushtarak në lindje të lumit Eufrat në Siri.
  • Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani fillon sot në Ankara një vizitë zyrtare dyditore. Fillimisht ai do të takohet me Presidentin Erdoan.
  • Nga Gjeneva kanë ardhur sinjale pozitive mbi arritjen e konsensusit në Siri. Palët kanë rënë dakord që Komiteti Kushtetues (që ka për detyrë hartimin e kushtetutës së re të Sirisë) të mbajnë mbledhjen e parë në fillim të 2019-ës.
  • Ministri i Thesarit dhe Financave ka konfirmuar edhe një herë nga foltorja e Kuvendit vendosmërinë e qeverisë për të luftuar inflacionin dhe për të pasur një inflacion njëshifror.