Titujt kryesorë të rendit të ditës 19.11.2018 (me titra)

Më poshtë vijon një përmbledhje e titujve kryesorë të rendit të ditë së sotme:

  • Përparon projekti për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”. Sot përurohet një pjesë e tij me një ceremoni që do të mbahet në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit Erdoan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
  • Qiproja greke shkakton tensione me sondimet e njëanshme që bën në Mesdheu Lindor për hidrokarbure, reagon MPJ turke.
  • Audioregjistrimin lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si “shumë të dhunshme dhe të tmerrshme”.
  • Qeveria turke përgatitet të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore për të rritur shpejtësinë e lejuar në autostrada. Limiti i sipërm do të jetë 137,5 km/orë.