Titujt kryesorë të rendit të ditës 12.11.2018 (me titra)

OPERACION AJROR NË VERI TË IRAKUT

Terroristët po ndiqen këmba-këmbës si brenda vendit ashtu edhe përtej kufijve...

Avionët luftarakë turq goditën veriun e Irakut duke neutralizuar 14 terroristë në Avashin dhe 4 të tjerë në Hakurk.

ARTIKULLI I ERDOGANIT PËR GAZETËN "LE FIGARO"

"Lufta kundër organizatave terroriste është një domosdoshmëri e respektit që ne kemi për fqinjët tanë dhe e sigurisë së kombeve evropiane", shkroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Në artikullin e tij për të përditshmen franceze "Le Figaro", Erdogani theksoi gjithashtu se vazhdon objektivi i Turqisë për t'u anëtarësuar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

PËRGATITJET PËR ZGJEDHJET LOKALE

Zgjedhjet lokale të 2019-s zënë vendin kryesor në agjendën e forcave politike turke.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) mbyll sot aplikimet e kandidatëve për krerët e bashkive.

Partia Republikane Popullore (CHP) gjithashtu vazhdon përgatitjet për listën e kandidatëve për kryetarët e bashkive.

Kurse në Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP) aplikimet zyrtare të kandidatëve do të fillojnë më 15 nëntor.