Titujt kryesorë të rendit të ditës 06.03.209 (me titra)

Më poshtë vijon një përmbledhje e ngjarjeve kryesore që shënuan ditën e sotme:

  • Intensifikohet trafiku në linjën Ankara-Uashington. Delegacione të njëpasnjëshme shkojnë e vijnë. Krahas çështjeve politike takimet kanë në fokus edhe zhvillimet e fundit në Siri.
  • Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey zhvilloi takime të rëndësishme me autoritet turke në Ankara.
  • Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar i bëri të qartë Jeffrey në takim se kontrollimi i ‘zonës së sigurt’ (në Siri) nga Turqia është çështje shumë e rëndësishme për Ankaranë.
  • Kriza në Siri nuk mund të zgjidhet pa Turqinë”, është një gjë që e thotë çdokush sot.
  • Matthew Palmer, nënsekretari i jashtëm amerikan zhvilloi një vizitë në kryeqytetin turk. Pikat kryesore të agjendës së vizitës së Palmer ishin çështjet dypalëshe politike.
  • Ndërkohë që Ankaraja vazhdon me Rusinë procesin e blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore “S-400”, ShBA-ja i ofron Turqisë sistemin e saj “Patriot”.