Tituj kryesorë të rendit të ditës 25.01.2019 (me titra)

NË MENBIXH KA 1.000 PJESËTARË TË YPG-SË

"Pozicioni ynë për YPG-në është i qartë; organizata terroriste YPG s'mund të barazohet me kurdët."

Kështu deklaroi Presidenti Erdogan për gazetarët gjatë kthimit nga vizita e tij në Rusi.

Ai vlerësoi zhvillimet e fundit në Menbixh.

Kreu i shtetit turk sqaroi se Rusia dhe SHBA-ja kanë thënë që YPG-ja do të largohet nga Menbixhi.

Erdogani njoftoi edhe se numri i terroristëve të YPG-së në Menbixh është 1.000.

MANIFESTI DO TË KETË 10 KAPITUJ

Partia AK do të botojë manifestin e saj zgjedhor më 31 janar.

Manifesti do të marrë formë nën 10 kapituj, si dhe do t'u shpërndahet të gjitha bashkive e komunave.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi me gazetarët gjatë kthimit nga Moska.

Ai informoi gazetarët për detajet e fushatës.

TENTATIVA PËR GRUSHT SHTETI NDAJ MADUROS

Përshkallëzohet tensioni ndërmjet Venezuelës dhe SHBA-së, e cila mbështet haptazi puçin.

Maduro pati ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me SHBA-në, ndërsa diplomatëve amerikanë u pati njohur 72 orë kohë për t'u larguar nga vendi.

Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi nga personeli i shkallës së dytë në Ambasadën e SHBA-së që të largohen nga Venezuela.

Ndërkaq, vijojnë reagimet ndaj tentativës për grusht shteti.

STUHI NË EGJE DHE MESDHE

Qytezat Kumluca dhe Finike të Antalias u goditën nga një ciklon i fuqishëm.

Fatkeqësia u mori jetën 2 personave, njëri fëmijë, si dhe shkaktoi 10 të plagosur e 1 të zhdukur.

Shiu i rrëmbyer, stuhia dhe cikloni paralizuan jetën, dëmtuan serrat dhe çatitë, shkulën pemët dhe fundosën barkat.

Zonat e Egjeut dhe Mesdheut Perëndimor u paralajmëruan për stuhi të fuqishme.

Stuhia do të nisë në orën 10:00 dhe shpejtësia e erës do të arrijë deri në 100 km/orë.