Tekirdag – Shtyllat e elektrikut bëhen gati për ardhjen e lejlekëve

Në Tekirdag po bëhen përgatitje të ethshme gjatë këtyre ditëve. I gjithë qyteti po pret ardhjen e tyre. Foletë e lejlekëve, të cilat u bënë nga Drejtoria e Parqeve Kombëtare, u vendosën mbi 70 shtylla të elektrikut, që ndodhen në rrugët e shtegtimit. Tani mbetet vetëm që lejlekët të vijnë dhe t’u japin jetë e bukuri shtyllave të elektrikut.