Të mbijetuarit e tërmetit në Itali

Qytetarët e Accumoli, Amatrice dhe Arquata del Tronto i braktisën shtëpitë e tyre të dëmtuara rëndë dhe të rrënuara pas tërmetit me madhësi 6,2 ballë sipas shkallës Richter dhe e kaluan jashtë natën e parë. Sipas numërimit të fundit të Mbrojtjes Civile italiane është rritur në 247 numri i viktimave, ndërkohë që me qindra të tjerë janë plagosur dhe 2 500 janë detyruar të braktisin banesat.