Takimi Erdogan-Trump, i ngrohtë dhe shumë produktiv

Presidentët Erdogan i Turqisë dhe Trump i SHBA-së realizuan një takim – sipas liderit amerikan – të ngrohtë dhe shumë produktiv në Shtëpinë e Bardhë. Çështjet kryesore në agjendën e takimit ishin lufta e Turqisë kundër terrorizmit, Operacioni “Burimi i Paqes” dhe mikpritja turke për refugjatët sirianë.