Spitali Memorial i Fierit, model i autonomisë spitalore

Qeveria shqiptare ka miratuar para pak ditëve Protokollin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3-vjeçar, gjatë fazës kalimtare të administrimit të Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në Shqipëri.