Sistemi i mbrojtjes ajrore “SIPER”

3, 2, 1... Bismilah, zjarr!

Rreze veprimi efektive deri në 100 kilometra dhe lartësi mbi 20 kilometra...

Raketë, aeroplan, helikopter apo mjet ajror pa pilot; asnjë element armik s'do të shpëtojë dot prej saj.

Një tjetër fazë është kaluar në sistemin kombëtar të mbrojtjes ajrore “SIPER”.

Ismail Demir – President i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB)

“Aktualisht, në rrugëtimin tonë drejt fazave më të përparuara, ne po ecim drejt synimeve tona të SIPER-it. Ne realizuam këtu edhe një tjetër prej testeve të rrugëtimit tonë SIPER.”

Sistemi i ri i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe shumështresësh “SIPER” u zhvillua në partneritet me “TUBITAK-SAGE” dhe “Roketsan”.

Faza e testimit vazhdon.

Kur të përfundojë, shumë sisteme vendase të mbrojtjes ajrore do të jenë aktive në mbrojtjen e “atdheut qiellor”.

Ismail Demir – President i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB)

“Testimet tona vazhdojnë në rreze veprimi dhe lartësi në rritje. Ndërkohë, me lejen e Allahut, do të vazhdojnë të dalin produkte në distanca të ndryshme. Ditën që ne do të arrijmë objektivin tonë SIPER, në dashtë Zoti, do të shohim që në vendin tonë do të funksionojnë 5-6 lloje të sistemeve të mbrojtjes ajrore.”

Objektivi është që sistemi i mbrojtjes ajrore në lartësi të mëdha “SIPER” të jetë gati para fundit të vitit 2023.