Si ndryshuan ekuilibrat në Libi?

Me marrëveshjet që ka nënshkruar me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Libi, Turqia jo vetëm që ka zyrtarizuar mbështetjen e saj për qeverinë legjitime të njohur nga OKB-ja, por ka ndryshuar edhe ekuilibrat në terren në favor të Tripolit. Erdogan dhe Sarraj kanë manifestuar qartë vullnetin për të mos lejuar asnjë situatë të natyrës ‘fakt i kryer’ në Mesdheun Lindor.