Shkodra, qyteti i parë në Shqipëri që promovohet festivali më i madh botëror “TEKNOFEST 2020”

Festivali TEKNOFEST 2020 që organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë (Fondacioni T3) të Turqisë dhe Instituti "Yunus Emre" nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, dhe që mbështetet edhe nga Projekti i Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë (TABIP), para pak ditëve promovoi në Shkodër programin e tij, pasi vitin e kaluar në Turqi theu rekordet dhe vazhdon të flitet e të promovohet në të katër anët e botës.